Home Botë Rrufeja lë të vdekur tre persona dhe një të lënduar pranë Shtëpisë...

Rrufeja lë të vdekur tre persona dhe një të lënduar pranë Shtëpisë së Bardhë (FOTO)

Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një tjetër i lënduar pasi u goditën nga rrufeja pranë Shtëpisë së Bardhë.

Policia bëri të ditur se 76-vjeçari James Mueller dhe 75-vjeçarja Donna Mueller, të dy nga Janesville, Wisconsin, vdiqën u goditën nga rrufeja teksa qëndronin në parkun “Lafayette” përballë Shtëpisë së Bardhë, shkruan Abcnews, transmeton Klankosova.tv.

Identiteti i viktimës së tretë që është 29-vjeçar nuk është bërë publik deri në njoftimin familjar.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, shprehu ngushëllime për viktimat.

“Ne jemi të pikëlluar nga humbja tragjike e jetës pas goditjes së rrufesë në Lafayette Park. Zemrat tona janë me familjet që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe ne po lutemi për ata që ende luftojnë për jetën e tyre,” tha ajo në një deklaratë të shkurtër.

Exit mobile version