7 C
Struga
Tuesday, March 26, 2024
spot_img

Rritja e pagave tek mësimdhënësit, Ahmeti: Meritojnë të trajtohen me dinjitet

Duke folur për grevën në arsim dhe kërkesën e mësimdhënësve për rritje të pagave, kreu i BDI-së Ahmeti ka theksuar se mësimdhënësit meritojnë të trajtohen me dinjitet por edhe ata duhet të kenë parasysh situatën në të cilën gjendemi ne por edhe mbarë bota.

Mësuesit meritojnë më shumë rrisin gjeneratat, ata i kanë mësuar dhe fëmijët e mi e jo unë, mirëpo duhet pasur parasysh rrethanat sepse folëm për krizën globale dhe sinqerisht ju kam thënë, mos premtoni atë që nuk mund të bëni, mos ndalemi këtu por të kemi mirëkuptim dhe nga mësimdhënësit sepse çmimi i energjisë dhe derivateve të naftës ato ikin prej buxhetit, kemi rënë nga pasuria e përgjithshme, shpresoj që çështjet të marin epilog pozitiv përfshirë dhe luftën në Ukrainë sepse ka shkaktuar pasoja të mëdha nga Covid e këndej, në këtë rast kërkoj njerëzisht si prind të kenë parasysh krizën e thellë dhe mendoj që nëse arrihen të tejkalohen këto kriza nuk mendoj se mësimdhënësit do të trajtohen me dinjitet, ka theksuar Ahmeti.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles