Home Maqedoni Qeveria nuk miraton propozimet e KSI-së për masat e reja kundër Covid-19

Qeveria nuk miraton propozimet e KSI-së për masat e reja kundër Covid-19

Qeveria në mbledhjen e sotme nuk ka miratuar masat e propozuara nga KSI dhe Shtabi i Krizës për nxitjen e vaksinimit masiv kundër Koronavirusit. Nga ekzekutivi thonë se për masat në fjalë kanë kërkuar analiza shtesë nga KSI-ja.

“Qeveria vendosi të kërkojë nga Komisioni për Sëmundjet Infektive analiza dhe studime krahasuese shtesë për masat e propozuara, por edhe propozime shtesë për nxitjen e vaksinimit masiv”, thonë nga Qeveria.

Exit mobile version