8.5 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Qeveria e RMV-së, merr vendim për masat e reja antiCOVID për gastronomin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme solli vendim për ndryshime dhe plotësime të protokolleve për Kovid19 sa i përket punës së objekteve gastronomike.

Me këto ndryshime dhe plotësime ndërpritet kufizimi i numrit të personave të ulur në një tavolinë kafiterie, restoranti apo restoranti të hoteleve, si në ambient të hapur ashtu dhe në ambient të mbyllur.

Në mënyrë shtesë është hequr edhe kufizimi i numrit të mysafirëve në hapësirat e mbyllura dhe të hapura të objekteve gastronomike.

Me ndryshimet e fundit mund të shfrytëzohet më së shumti 50% e kapacitetit të objekteve. Për organizimin e ahengjeve tjera nëpër objekte gastronomike, vazhdojnë të mbeten në fuqi protokollet dhe masat tjera të deri tanishme./

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles