20 C
Struga
Sunday, August 14, 2022
spot_img

Qeveria e RMV-së dhe ajo e Bullgarisë do të mbajnë seancë të përbashkët qeveritare në Sofje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski së bashku me një delegacion qeveritar, do të realizojnë seancë ndërqeveritare me kryeministrin bullgar, Kirill Petkov, i cili do ta udhëheqë delegacionin qeveritar të Bullgarisë.

Seanca do të mbahet më 25 janar në Sofje.

Ky aktivitet mes qeverive të dy vendeve, vjen pas vizitës së kryeministrit bullgar në Shkup, më 18 janar.

Petkov vizitën e cilëson si sukses të madh, duke thënë se Bulgaria e ka marë notën (diplomatike) që e kërkonin dy vite më parë në të cilën thuhet se  Mqedonia e Veriut nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë.

“Kjo notë është diskutuar, negociuar dhe vetëm pse kemi vepruar me një qasje të re, e kemi marrë atë. Dhe, kjo nuk ka të bëjë vetëm me përdorimin e emrave të shkurtër dhe të gjatë, por do të thotë se Maqedonia e Veriut nuk ka pretendime territoriale ndaj Bullgarisë. Nga kjo duhet kuptuar se vizita ishte një sukses i madh”, tha sot kryeministri bullgar për vizitën e tij në Maqedoninë e Veriut, pas fjalimit vjetor të presidentit Rumen Radev në Parlamentin e Bullgarsië.

Ai tha se vizita ishte shumë konstruktive por se ka ende shumë punë për të bërë.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles