17 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

Qeveria dhe MPJ ndriçohen me ngjyrat e Bashkimit Europian

Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme me është ndriçuar sonte me ngjyrat e Bashkimit Europian ,si simbolikë e fillimit të sotshëm zyrtar të negociatave aderuese të RMV-së me Bashkimin Evropian.

RMV-ja dhe Shqipëria hapën sot zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Duke hapur Konferencën, Jan Lipvavski, Ministri I Jashtëm i Republikës Çeke, vendit që kryeson me BE-në, deklaroi se “Negociatat aderuese që sot nisin me RMV-në do të jenë rigoroze dhe të vështira”. Sipas tij, Konferenca e ardhshme Ndërqeveritare do të mbahet pa anulime dhe kushte tjera politike, pasi RMV-ja do t`i bëjë ndryshimet kushtetuese, respektivisht futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Pas Ministrisë së Jashtme, edhe Qeveria sonte është në ngjyrat e Bashkimit Evropian.

“Sot në Bruksel shkruam një kapitull të ri në historinë e Maqedonisë dhe premtojmë se do të shkojmë me shpejtësi drejt zhvillimit të mëtejshëm dhe stabilitetit për të gjithë qytetarët tanë. Vlerat evropiane janë vlerat tona dhe miqësitë që ndërtojmë krijojnë ura dhe mundësi të reja kulturore për të gjithë ne. Ne jemi të bashkuar në diversitet dhe të gatshëm për BE-në në vend dhe Maqedoninë e Veriut në BE. Për këtë nder, sonte ndërtesat e Qeverisë dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme janë ndriçuar me ngjyrat e shtëpisë sonë të ardhshme – Bashkimit Evropian. Urime të gjithëve ne!”, thonë nga Qeveria.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles