12.7 C
Struga
Thursday, September 29, 2022
spot_img

Qeveria bullgare: Nis faqja e re në marrëdhëniet Sofje – Shkup

Me rastin e nënshkrimit të protokollit dypalësh sipas nenit 12 të Marrëveshjes për Miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim nga viti 2017, Qeveria bullgare përmes një komunikate me shkrim ka potencuar se ka përfunduar një process I vështirë I negociatave, ku dy Qeveritë kanë treguar guxim dhe vullnet politik për të tejkaluar mospajtimet.

Sic njoftojnë mediat nga Sofja, me këtë vendim, sipas Qeverisë bullgare, mbrohen të drejtat e bullgarëve në RMV dhe interesiu kombëtar bullgar.

Në këtë document thuhet se fillon një faqe e re në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe popujve dhe pret që të vazhdojë dialogu që ishte aktiviziuar në fillim të vitit 2022 në fushat ekonomi, infrastrukturë, energjetikë, kulturë, arsim etj.

“Pa kufij mes nesh, por me respekt ndaj nëri-tjetrit – kjo është mënyra evropiane të zhvillohemi bashkë. Nuk kemi iluzione se me këtë janë zgjidhur të gjitha problemet midis dy vendeve. Por, ne besojmë se tashmë kemi një bazë të qartë, të ndërtuar mbi vlerat dhe parimet evropiane, mbi parimet ku do t`i zgjidhim cështjet e ndërsjella”, deklaruan nga qeveria bullgare.

Njëkohësisht me nënshkrimin e protokollit dhe pas zbatimit të ndryshimeve adekuate kushtetuese, sic thuhet në deklaratë, hapet rruga e RMV-së drejt negociatave për anëtarësim në BE. Në Dokument thuhet se Bullgaria cdoherë ka qenë dhe do të jetë një nga mbështetësit më të mëdhenj të politikës së zgjerimit të BE-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles