4 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Prej nesër nxënësit në pushim dimëror

Nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme sot po përfundojnë gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor 2021/2022 dhe prej nesër, 31 dhjetor, janë në pushim dimëror prej tre javësh.

Sipas kalendarit të MASH-it për organizimin e mësimit, nxënësit në shkolla do të kthehen më 20 janar të vitit 2022.

Anulim i fillimit të gjysmëvjetorit të dytë për momentin nuk është planifikuar, sipas kompetenteve, gjendja me Kovid-19 është edhe më tej e qëndrueshme edhe pse lloji omikron është konfirmuar edhe në vend, ndërsa sipas ekspertëve ky lloj po përhapet shumë shpejt.

Sipas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive dhe me vendim të Qeverisë. Viti shkollor 2021/2022 më 1 shtator filloi me shkolla të hapura dhe mësim me prani fizike të të gjithë nxënësve të organizuar sipas protokolleve kundër Covid-19, ndërsa përjashtohen vetëm nxënësit me vërtetime mjekësore.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles