Home Maqedoni Policia me konfiskim të ri të madh droge, mbi 100 kg në...

Policia me konfiskim të ri të madh droge, mbi 100 kg në afërsi të Shkupit

Për momentin në hyrje të Shkupit nga ana e Tetovës po zhvillohet një aksion i madh policor, mësohet nga burimet në hetim. Sipas këtyre burimeve janë sekuestruar mbi 100 kilogramë marijuanë dhe ka një të arrestuar. 

Ministria e Brendshme vetëm konfirmon se një aksion është duke u zhvilluar, ndërsa detajet bëhen të ditura pas përfundimit të tij, gjatë ditës së nesërme.

Ky është sekuestrimi i dytë i madh në një hark kohor prej dy ditësh, pasi Ministria e Brendshme sekuestroi dje rreth 100 kilogramë marihuanë.

Exit mobile version