Home Maqedoni Po avancohet funksionimi dhe cilësia e mësimdhënies në paralelet bilinguale në shkollat...

Po avancohet funksionimi dhe cilësia e mësimdhënies në paralelet bilinguale në shkollat e mesme

Me Aneks-Marrëveshjen për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës, e cila i referohet shkollave të mesme me paralele bilinguale frankofone, do të avancohet cilësia e mësimit bilingualë, e cila për shumë vite përfaqësohet në shumë shkolla të mesme në vend.

Dokumenti me të cilën specifikohen dispozitat e marrëveshjes, ndërsa me qëllim funksionimin dhe qëndrueshmërinë më të mirë të këtyre paraleleve, e nënshkroi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe ambasadori francez Ciril Bomgartner. Të dy shprehën kënaqësinë që bashkëpunimi dhe përpjekjet po thellohen për lidhen me kulturat dhe gjuhët e të dyja palëve.

Para disa muajsh ata nënshkruan dhe memorandum që parashikon aktivitete për inkurajimin e zgjedhjes së gjuhës frënge në shkollat fillore dhe të mesme, krijimin e mjeteve për promovimin e gjuhës frënge dhe organizimin e ngjarjeve të destinuara për grupet udhëheqëse dhe pedagogjike në shkolla, si dhe përforcimin e mësimdhënies të gjuhës frënge në shkollat fillore dhe të mesme përmes sigurimit të ndihmës moderne teknologjike, organizimit të trajnimeve pedagogjike në Francë, rrjetëzimit të shkollave nga Franca, Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.

Exit mobile version