17 C
Struga
Saturday, April 13, 2024
spot_img

Petliçkovski: Nuk është regjistruar asnjë rast me “Kraken”

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Aleksandar Petliçkovski, tha se në RMV ende nuk është regjistruar zyrtarisht nënvarianti i kovid “Kraken”, por ka shumë gjasa që të ketë të infektuar.

Ai njoftoi se rezultatet e disa monstrave priten nesër.

“Raund i ri i sekuencës së disa dhjetëra mostrave është duke u zhvilluar. Ne presim që nesër të kemi rezultate nga këto analiza. Nuk përjashtohet që varianti Kraken të shfaqet në disa prej mostrave. Është mirë që të gjitha të dhënat që kemi deri më tani tregojnë se është sërish një variant që shkakton simptoma të lehta dhe nuk presim që përhapja e tij të rëndojë në mënyrë drastike sistemin shëndetësor”, tha Petliçkovski.

Ai pohon se nuk ka vend për shqetësim tek qytetarët.

Sipas tij, gjendja epidemiologjike në vend është stabile, ndërsa sezoni i gripit ka filluar para dy javësh dhe duhet të zgjasë shtatë deri në tetë javë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles