11 C
Struga
Saturday, November 27, 2021
spot_img

Për herë të parë diskutohet për dozën e katërt të vaksinës Anti-COVID

Në një deklaratë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se disa njerëz me imunosupresion ( një aftësi e dëmtuar e sistemit imunitar për të luftuar infeksionin ose sëmundje të tjera), të moshës 18 vjeç e lart, mund të marrin një dozë të katërt të vaksinës Covid-19.

“Personat me imunosupresion që kanë bërë vaksinën Pfizer ose Moderna, mund  të jenë në gjendje të bëjnë një dozë të katërt”,  thuhet në njoftimin përkatës, siç shkruan faqja “Axios” .

Në komunikatë thuhet se njerëzit mbi 18 vjeç, të cilët kanë “imunosupresion mesatar ose të rëndë” dhe kanë marrë tre doza të vaksinës mRNA, mund të marrin një dozë të katërt: vaksinat Pfizer dhe Moderna ose vaksinën Johnson & Johnson, raporton oranews.

Doza e katërt duhet të jepet të paktën gjashtë muaj pas dozës së tretë përforcuese të vaksinave Pfizer ose Moderna, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles