Home Botë Parlamenti francez kalon ligjin, kufizime për të pavaksinuarit

Parlamenti francez kalon ligjin, kufizime për të pavaksinuarit

Parlamenti francez ka miratuar një ligj që do të përjashtojë të gjithë personat e pavaksinuar nga të gjitha restorantet, zonat sportive, sitet turistike dhe madje edhe trenat.

Presidenti i vendit Emmanuel Macron është përballur me kritika ndërsa thuhet se rregullat e reja do të bëjnë shumë pak për të ndaluar shtrimet në spitale pasi 91 për qind e popullsisë është tashmë e vaksinuar kundër Covid-19.

Deri më tani, në Francë kërkohej certifikatë vaksinimi për të shkuar ne vendet publike në të gjithë vendin, por personat e pavaksinuar kanë pasur mundësi që të lejohen nëse tregonin test negativ pas shërimit.

Por me ligjin e ri, që do të jetë për çdo person mbi 16 vjeç, kërkon vaksinim me të dyja dozat dhe e heq opsionin e testit. Disa përjashtime mund të bëhen për ata që e kanë kaluar virusin së fundmi.

Exit mobile version