12.7 C
Struga
Wednesday, September 28, 2022
spot_img

Osmani-Shalenberg: Mbështetje e fuqishme dhe konsistente të integrimit evropian të vendit tonë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot gjatë vizitës së punës në Vjneë, realizoi takim bilateral me ministrin federal të Punëve evropiane dhe ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Aleksander Shalenberg.

Në takim, siç theksoi MPJ-ja, u shpreh kënaqësi për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, si dhe angazhimet e ndërsjella për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të forta miqësore, me theks në ekonominë si një nga shtyllat e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke shprehur shpresë që Austria edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbetet një nga investitorët e huaj më të rëndësishëm në vendin tonë.

Ministri Osmani, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme dhe konsistente të Austrisë për integrimin evropian të vendit, informoi për situatën e fundit të brendshme politike në Maqedoninë e Veriut, si dhe për aktivitetet e ardhshme që vendi ynë duhet t’i ndërmarrë në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ministri, Shallenberg u shprehu i kënaqur për fillimin e negociatave dhe angazhimin e Maqedonisë së Veriut për zhbllokimin e procesit, duke dërguar mesazh se vendi i tij mbetet mbështetës i fuqishëm i anëtarësimit të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

U shkëmbyen mendime edhe për invazionin rus ndaj Ukrainës, duke i dënuar veprimet ushtarake ruse. Në këtë kontekst, Ministri Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet partner konstruktiv i BE-së në përgjigje ndaj krizës.

Në takim u diskutua edhe për avancimin e bashkëpunimit multilateral, me theks të veçantë në kryesimin e vendit tonë me OSBE-në në vitin 2023.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles