10 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Osmani nga Prishtina: Dialogu dhe bashkëpunimi duhet të jenë imperativ për të gjithë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është e gatshme ta mbështesë zbatimin e marrëveshjeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të arritura në kuadër të dialogut të tyre me ndërmjetësim të BE-së, porositi sot kryesuesi i OSBE-së dhe ministër i Punëve të Jashtme Bujar Osmani pas takimit në Prishtinë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu.

Siç bëri të ditur MPJ-ja, Osmani shprehu mirënjohjen e tij për partneritetin e fuqishëm dhe marrëdhëniet e mira me institucionet e Kosovës që zgjasin për më shumë se 20 vjet. Ai theksoi se është e rëndësishme që të zvogëlohen tensionet në terrenin në veri të Kosovës për t’i dhënë hapësirë procesit politik të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, të cilin OSBE-ja e mbështet fuqishëm. 

Dialogu i udhëhequr nga BE-ja, ka potencial që të kontribuojë në stabilitetin rajonal. Jam i inkurajuar nga progresi i fundit, përfshirë edhe miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, potencoi Osmani.

Shefi i diplomacisë vlerësoi se institucionet dhe komunitetet e Kosovës kanë bërë përparim të dukshëm në promovimin e institucioneve funksionale demokratike, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit. Po ashtu theksoi se edhe më tej i ka inkurajuar autoritetet e Kosovës t’i referohen OSBE-së si një burim i rëndësishëm në hartimin dhe zbatimin e reformave.
Për ne është thelbësore që me vendosmëri të hapim faqe të re dhe së bashku të shikojmë drejt të ardhmes. Përpjekjet që synojnë bashkëpunimin rajonal kanë treguar se sa është e rëndësishme të qëndrojmë afër dhe të punojmë së bashku. Dialogu dhe bashkëpunimi duhet të jetë imperativ për të gjithë, porositi Osmani.

Siç theksohet në kumtesë, Osmani vëmendje të veçantë u kushtoi të rinjve dhe zhvillimit të tyre, për të cilët tha se duhet të jetë ura drejt të ardhmes më të ndritur, duke theksuar se korrupsioni dhe ndryshimet klimatike janë kërcënim veçanërisht serioz për gjeneratat e ardhshme. Andaj, tha Osmani, duhet t’i përfshijmë të rinjtë nëse duam t’i përballojmë këto sfida në mënyrë të duhur.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles