4.8 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Osmani në takimin me Makron: Maqedonia e Veriut përmbushi shumicën e detyrimeve nga Strategjia e Francës për Ballkanin Perëndimor

Maqedonia e Veriut dhe Franca kanë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe që kanë zgjatur për më shumë se tre dekada. Bashkëpunimi dhe miqësia që ndërtojmë së bashku kanë potencialin të thellohen dhe të rriten në një partneritet strategjik. Kjo ishte një nga temat e bisedës në takimin me presidentin francez, Emanuel Makron, ku morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Takimi u zhvillua sot në margjinat e Forumit GlobSec që po mbahet në Bratisllavë të Sllovakisë.

Në takim u bisedua edhe për planin e Francës për përfshirje më të madhe në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe social me Maqedoninë e Veriut, bashkëpunimin në fushën e sigurisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit financiar, si dhe përparimin e vendit në këto fusha.

“Maqedonia e Veriut përmbushi shumicën e detyrimeve nga Strategjia e Francës për Ballkanin Perëndimor, si ruajtja e marrëdhënieve të mira fqinjësore, forcimi i sundimit të ligjit, si dhe hapat që po ndërmerr vendi për stabilizim të plotë ekonomik dhe politik”, theksoi Osmani në takimin me Makron.

Përveç politikës, në takim, Osmani dhe Makron biseduan edhe për bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës dhe në fushën e arsimit, kulturës, si dhe rritjen e tregtisë mes dy vendeve.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles