20 C
Struga
Monday, April 15, 2024
spot_img

Osmani: Maqedonia është çelësi i stabilitetit në rajon

Deri në mbajtjen e Samitit e dhjetorit, na ndan vetëm një muaj, por në opinionin publik gjithnjë e më shumë po “ngrohen” shpresat se pikërisht në këtë takim Maqedonia do t’i nisë negociatat aderuese. Prej dje shefi i diplomacisë, Bujar Osmani po qëndron në Bruksel, ku sot u takua me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji. Osmani vlerësoi se pas përfundimit të proceseve zgjedhore në Maqedoni dhe Bullgari do të hapet rrugë për zgjidhjen e çështjeve të hapura që kanë shkaktuar bllokadë kur bëhet fjalë për fillimin e negociatave.

“Duke pasur parasysh se Republika e Maqedonisë së Veriut është çelësi i zhbllokimit për gjithë rajonin, mendoj se përfshirja e të gjithë autorëve në vend, në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje, në drejtim të hapjes së negociatave, do të mbahet mend si kontribut thelbësor, jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin”, tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Në ndërkohë, Kastriot Rexhepi në emisionin e mbrëmshëm “Klik Plus” të TV21 u shpreh i bindur se më 14 dhjetor do t’i startojmë bisedimet me BE.

Por, kreu opozitar, Hristijan Mickoskit, në intervistën e tij të fundit për gazetën e Beogradit “Politika” tha se nuk pret çudira sa i përket zgjidhjes së kontestit me Bullgarinë dhe hapjes së negociatave. Ballkani është i lodhur nga pritje dhe shpresa të rreme, shton ai.

“Vlerësoj se duhet të ketë interesim më të madh për Ballkanin dhe faktin që njëjtë i nevojitemi njëri-tjetrit. Çdo progres duhet të bazohet në vlera dhe merita. Ballkani është lodhur me pritje dhe shpresa të rrejshme. Nuk duhet të humbet dinjiteti me pritje shumë të gjatë. Përgjegjësia për këtë është te liderët e Ballkanit, por edhe te ata evropianë. Nuk duhet të keqpërdoret e drejta për veto e vendeve anëtare ndaj vendeve që realisht meritojnë progres”, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Dje edhe shefi i diplomacisë evropiane, Zhozef Borell në takimin e ministrave për punë të jashtme, ka theksuar se fillimi i negociatave me Shkupin dhe Tiranën është kyç për kredibilitetin e BE-së. Në opinion tashmë po rritet shpresa se pikërisht këtë dhjetor do të fillojmë negociatat me BE, posaçërisht pas faktit se proceset zgjedhore në Maqedoni dhe Bullgari kanë përfunduar dhe se ekziston mundësia që të tejkalohen çështjet e hapura që i imponoi Sofja zyrtare.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles