20 C
Struga
Sunday, August 14, 2022
spot_img

Osmani: Historia nuk është pjesë e propozimit

Është gënjeshtër se histora dhe çështjet dypalëshe janë përfshirë në propozimin francez ndryshe nga propozimet paraprake, pohoi ministri i Punëve të Jashtme Boujar Osmani, i cili në një pres konferencë një orëshe shpjegoi në detaje mbështetjen e dhënë nga MPJ për propozimin e Parisit.

Sipas tij, përfitimi më i madh është se përfundimisht do të mbyllet çështja e gjuhës maqedonase, e cila do të marrë një formulim të pastër në kuadër të negociatave, pa asnjë sqarim, ndërsa deklarata e njëanshme me kuptimin bullgar të gjuhës maqedonase do të jetë pjesë e një procesverbali.

“Kjo është një faqe e kornizës. Korniza është dokumenti. Çdo gjë tjetër, të gjitha dokumentet shtesë, janë të parëndësishme. Ky dokument është kushtetutë për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Në këtë kushtetutë thuhet “Maqedonia e Veriut do të sigurojë një përkthim të legjislacionit evropian në gjuhën maqedonase gjatë procesit të negociatave. Për gjuhën, të githa spekulimet se ka fusnotë, çdo spekulim se ka ndonjë kualifikim në kornizë është i pasaktë dhe i rremë”, tha Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Osmani ka sqaruar edhe dilemat rreth pyetjes se kur do të fillojnë zyrtarisht negociatat, duke theksuar se korniza e negociatave do të miratohet nga Brukseli në të njëjtin moment kur Shkupi do përgjigjet me “po” për propozimin francez.

“Propozimi, i cili ishte më herët dhe që u refuzua, thoshte “amendamentet kushtetuese në fillim, pastaj fillimi i negociatave”. Tani është fillimi i negociatave, Konferenca e parë Ndërqeveritare, hapja e negociatave, proces i plotë i skriningut dhe deri në fund të skriningut dhe para hapjes së kapitullit të parë, duhet të bëjmë ndryshime kushtetuese. Cilat ndryshime kushtetuese? Së bashku me gjashtë komunitete të tjera, le t’i fusim edhe malazezët, kroatët dhe bullgarët”, shtoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Shefi i Diplomacisë foli edhe për polemikat rreth përfshirjes së nenit 12 të Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë në projekt-konkluzionet e Këshillit Evropian, të cilin shumë njerëz e interpretuan si “përfshirje” e çështjeve historike.

Sipas Osmanit, Marrëveshja për fqinjësi të mirë ka ekzistuar në çdo propozim të deritanishëm, dhe fakti që vetëm ai nen nënvizohet, siç thotë ai, është për të krijuar përshtypjen se theksi është vënë në zbatimin e tij.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles