Home Botë OKB thotë se armëpushimi Rusi-Ukrainë duket i pamundur

OKB thotë se armëpushimi Rusi-Ukrainë duket i pamundur

Një armëpushim i mundshëm Rusi-Ukrainë duket i pamundur në këtë fazë, tha shefi i OKB-së, Antonio Guterres.

“Për momentin një armëpushim global në Ukrainë nuk duket i mundur.”, u tha ai gazetarëve.

Guterres u shpreh se OKB-ja po përqendronte përpjekjet e saj në mbështetjen e të evakuuarve dhe rritjen e ndihmës humanitare.

Guterres tha se OKB-ja i kishte bërë propozime Rusisë për të “bashkuar palët… për të menaxhuar” aksesin humanitar dhe evakuimin e civilëve, por nuk kishte marrë ende një përgjigje nga Moska.

“Ka shumë gjëra që mund të bëhen për të garantuar evakuimin e civilëve”, shtoi ai, shkruan BBC.

Exit mobile version