16 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

OBSH: Po i shihet fundi pandemisë

Bota nuk ka qenë kurrë në një pozicion më të mirë për t’i dhënë fund pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Kështu ka thënë të mërkurën kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke u kërkuar kombeve të vazhdojnë përpjekjet e tyre kundër virusit që ka vrarë mbi gjashtë milionë njerëz.

“Nuk jemi ende atje. Por fundi është në dukje”, citohet të ketë thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, para gazetarëve në një konferencë virtuale për shtyp.

Vdekjet nga COVID-19 javën e kaluar ishin më të ulëtat që nga marsi 2020, raportoi agjencia e OKB.

Ndërsa OBSH pret vazhdimin e valëve të ardhshme të infeksioneve COVID-19, bota kishte në dorë mjete të tilla si vaksinat dhe antiviralët për të parandaluar infeksionet serioze, tha Maria Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19.

Rastet e lisë së majmunëve, gjithashtu, ishin në një tendencë rënëse, por Tedros u kërkoi vendeve të vazhdonin luftën.

“Ashtu si me COVID-19, kjo nuk është koha për t’u ‘çlodhur’ ose për të hequr kujdesin tonë”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles