13.3 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

OBSH jep edhe një lajm të frikshëm për Omicron

Omicron është duke u përhapur me një ritëm të paprecedent dhe duket se vaksinat aktuale kundër Covid-19 janë më pak efektive në parandalimin e sëmundshmërisë së rëndë dhe vdekjes.

Paralajmërimi bëhet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Megjithatë, agjencia e shëndetit në OKB njofton se vaksinat ofrojnë një mbrojtje të konsiderueshme nga virusi.

Varianti i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut dhe Hong Kong muajin e kaluar tani është raportuar nga 77 vende dhe ndoshta është i pranishëm në shumicën e botës, por nuk duhet të cilësohet si i “butë”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Omicron po përhapet me një ritëm që nuk e kemi parë me asnjë variant të mëparshëm,” tha Tedros në një video-konferencë

“Edhe nëse Omicron shkakton sëmundje më pak të rëndë, numri i madh i rasteve mund të fusë përsëri në kolaps sistemet shëndetësore të papërgatitura.”

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles