14 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Njoftim nga BFI në lidhje me kryerjen e Haxhit

BFI edhe këtë vit organizon udhëtim për kryerjen e Haxhit. Çmimi i arazhmanit për kryerjen e Haxhit është 5.700 euro. Pagesa mund të bëhet edhe në kundërvlerë me valutat tjera, në bazë të kursit të meswm të Bankës Popullore të RМV në ditën e pagimit.

Në çmim përfshihen viza dalëse, procedurat administrative për marrjen e vizës së haxhit, vaksinimi dhe mbrojtja shëndetësore para, gjatë dhe pas udhëtimit, biletat dykahwshe të aeroplanit si dhe transporti në Arabinë Saudite dhe vendet e shenjta, qëndrimi në Hotele në Mekke dhe në Medine, si dhe qëndrimi në tende në Arafat dhe Mina. Ushqimi gjatë qëndrimit në hotele, Ihrami dhe Kurbani, të gjitha taksat e haxhit në vend dhe në Arabinë Saudite.

Nisja planifikohet më: 27 , 29 dhe 30. 06. 2022, Shkup-Xhidde. Kthimi planifikohet më: 21 , 22 dhe 25. 07. 2022, Medina-Shkup.

BFI njofton se regjistrimi për Haxh 2022 ka përfunduar nga se është plotësuar kuota e caktuar për Maqedoninë e Veriut nga Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles