10 C
Struga
Monday, April 22, 2024
spot_img

Njeriu me katër mbiemra

Njeriu me katër mbiemra

Në vitet e 70-ta të qindvjeçarit të kaluar gjatë studimeve në Prishtinë e lexova në ilegalitet romanin “Tradhëtia” të Kapllan Resulit. U entuziazmova për vlerat që përmbante romani dhe sidomos për atë se si ishte tradhëtuar Kosova pas luftës së dytë botërore dhe kishte mbetur nën okupimin serbo-sllav. Kapllan Resuli kishte qënë një patriot dhe idealist shqiptar nga Ulqini i cili kishte punuar në Tetovë dhe kishte vuajtur dënimin me burg në Idrizovë të Shkupit. Gjatë hetimeve agjentët jugosllavë në ditaarin e tij kishin vizatuar shqiponjën dy krenare për ta kompomentuar, ndërsa Kapllani u ishte kundërvënë duke u thënë se shqiponjën dy krenare të ma vizatoni në ballë dhe atë me yll.
Pasi doli nga burgu, Kapllani vendosi të emigrojë në Shqipëri ku dhe botoi romain “Tradhëtia”. Por, si idhtar i Leon Trotskit dhe i revolucionit permanent që ishte Kapllani ra në kundërshtim me politikën zyrtare të Shqipërisë së atëhershme dhe përfundoi në burgun e Burrelit. Siç dihet vuajtjet dhe torturat në burgjet e diktaturës ishin të tmerrshme. Kapllani nuk u përballoi atyre vuajtjeve dhe torturave dhe pasi doli nga burgu në fillim u konvertua në jugosllav, pastaj cërnogorac, më vonë në sërbin dhe ndoshta nesër do t’i bashkohet sojit të Vlladirat Putin-it. Përveç Kapllanit, asnjë nga shqiptarët që vuajtën në burgjet e diktaturës në Shqipëri nuk u bënë armiq të Shqipërisë, sepse ata ishin të vetëdijshëm se fajtor ishte diktatura, ndërsa shqiptarët dhe Shqipëria nuk kishin asnjë faj ndaj Kapllan Resulit dhe shqiptarëve të tjerë të burgosur.
I gjithë ai ideal, i gjithë ai patriotizëm, e gjithë ajo dashuri për Shqipërinë u shndërrua në urrejtje dhe armiqësi për Shqipërinë dhe shqiptarët. Vërehet qartazi rrjedha dhe procesi i stërkeqjes së karakterit dhe personalitetit të Kapllanit i cili jo vetëm kombësinë që e ndërroi, por ndërroi kohë pas kohe edhe mbiemrin. Nga Resuli në Kalushi, më vonë Resulbegoviç dhe në fund Burroviç.
Një degjenerim të tillë mendor dhe shpirtëror të Kapllanit e shfrytëzuan me mjeshtëri agjenturat serbe të cilat jo vetë e finacuan, por edhe e edukuan në frymën e shovinizmit serb, me ç’rast Kapllani mori si detyrë të mohojë, denigrojë dhe poshtërojë gjithçka që është shqiptare dhe të glorifikojë gjithçka që është serbe. Në ndërkohë, serbët i’a dhanë edhe titullin akademik. Të gjitha paskuilat e Kapllanit të botuara pas vitit 1991 u përgatiten dhe redaktuan në Beograd dhe i’u dhanë Kapllanit vetëm për t’i nënshkruar. Çmenduria e Kapllanit nuk ka fund, ai dy fëmijëve të tij Arbërit dhe Arbanës të lindur dhe rritur në Shqipëri ju’a ndërroi emrat dhe i riemëroi Dushan dhe Dushanka. Edhe unë që nuk shquhem për një njohës shumë i mirë i gjuhës serbe, i vërej gabimet në të folur që i bën Kapllani, ky serb artificial. Serbët arritën që Kapllanit t’ia “injektojnë” virusin e urrejtjes shtazarake ndaj shqiptarëve të cilën ai e bën me shumë devotshmëri. Beogradi e dekoroi Kapllanin me medaljen e artë të “Srpski vitez”.
Mos e fal o Zot, se Kapllan Resuli-Kalushi-Resulbegoviç-Burroviç e din se çka bën. Shfrytëzoi rastin t’ia kujtoj Kapllanit se qindvjeçari i XXI, ky numër fatlum është qindvjeçari i shqiptarëve. Numri fatlum 21 i përbërë nga tre 7-ta, numër fatprurës, do të bëjnë ngritjen, zhvillimin dhe lulëzimin në lavdinë e merituar të kombit shqiptar.
Intuita, por edhe gjykimi logjik më çon në një përfundim të drejtë se në histori, pra para rreth dymijë vitesh ka patur një marrëveshje nëse jo me shkrim, atëherë me siguri marrëveshje gojore në mes perandorisë së Bizanitit (më vonë Presndorisë Osmane) në lindje dhe Perandorisë Romake në Perëndim, që ilirët-arbërit-shqiptarët të mbahen në një trysni të veçantë dhune që ato të mos ngrihen, pasi ngritja e tyre eventuale në lavdinë e mbretërive të dikurshme Ilire do t’i rrezikonte të dy perandoritë si në lindje ashtu në perëndim.
Sot në Gadishullin Ilirik kemi një raport të ri dhe cilësor të forcave, në lindje kemi një mini perandori që është Republika e Turqisë me qëndrime miqësore ndaj shqiptarëve dhe në perëndim kemi Bashkimin Europjan, Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-të dhe NATO-n të cilët gjithashtu kanë qëndrime miqësore ndaj shqiptarëve dhe më në fund ëndrra jonë do të bëhet vërtetësi. Bekoi Zot shqiptarët!

Ida Trena

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles