Home Maqedoni Një trup i pajetë është nxjerrë nga Liqeni i Ohrit

Një trup i pajetë është nxjerrë nga Liqeni i Ohrit

Nga ujërat e Liqenit të Ohrit sot pasdite është nxjerrë trupi i pajetë i një gruaje, konfirmoi për MIA-n zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Sipas tij, trupi i pajetë ishte vërejtur rreth orës 16:00 në afërsi të Kaneos dhe në polici është paraqitur nga një kalimtar i rastit.

“Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes. Po punohet në zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personit”, deklaroi Dimoski.

Exit mobile version