14 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Nikollovski: Në kohë krize merren vendime të guximshme dhe të vështira

Na presin vitet në vijim të cilat do të jenë më kritike në fushën e ushqimit. Qeveria dhe Ministria e Bujqësisë miratuan një plan intervenimi dhe kombëtar për prodhimin e ushqimit dhe nëpërmjet dhjetëra masave dhe politikave, strategjive, ligjeve dhe zbatimit të fondeve tashmë po e zbatojmë. Besoj se në kohë krize merren vendime të guximshme dhe të vështira, thotë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikollovski.

Sipas tij, qëllimi i modelit të ri është që të subvencionohet ajo që duhet të prodhohet.

“Si plani kombëtar dhe fondi i ndërhyrjes synojnë rritjen e prodhimit ushqimor, rritjen e eksportit të produkteve tona dhe uljen e importit të produkteve strategjike që ne mbështesim nëpërmjet fondit të ndërhyrjes.

Të mos fokusohen fermerët për të prodhuar diçka që subvencionohet. Në kohë krize ne duhet të debatojmë për këtë model të ri. Besoj se pas pastrimit të të gjitha borxheve të trashëguara nga e kaluara, është koha për një sistem të ri për subvencione në bujqësi”, tha Nikollovski në “Top Tema”.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles