15 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Nga sot ndalohet pjesërisht lëvizja nëpër pyje

Nga sot ndalohet pjesërisht lëvizja nëpër pyetjet e Maqedonisë, si masë mbrojtëse shkaktimit të zjarreve masive.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me kërkesë të NP “Pyjet nacionale” – Shkup, në pajtim me Ligjin për pyjet, dha pajtueshmëri për vendosje të ndalesës së pjesërishme për lëvizje në pyje dhe tokë pyjore në periudhën kohore prej 6:00 deri më 20:00.

Ndalesa hyn në fuqi nga sot dhe vendoset duke pasur parasysh rrezikun e rritur nga dukuria e zjarreve pyjore në ambient të hapur.

Për mosrespektim të kësaj ndalese, personave fizik të cilët do të rastisën në pyje dhe tokë pyjore, në pajtim me nenin 106 të Ligjit për pyjet, do t’u shqiptohet dënim në të holla prej 1500 deri 2000 euro në kundërvlerë të denarit.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles