Home Maqedoni Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje...

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga Maqedonia

Komunikacioni në Maqedoninë e Veriut po zhvillohet në rrugë të thata, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje në vend.

Rruga Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçica është e hapur për qarkullim deri më datë 1.10.2022 për automjete me masë totale deri në 3.5 tonë.

Nga LAMM u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.

Exit mobile version