12.7 C
Struga
Thursday, September 29, 2022
spot_img

Në vendin tonë ka nisur vaksinimi me dozën e katërt kundër COVID-19

Në mbledhjen e sotme, Komisioni i Sëmundjeve Infektive shqyrtoi konkluzionet e Komisionit Kombëtar të Imunizimit, lidhur me fillimin e vaksinimit me dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19.

Dozën e katërt mund ta marrin personat mbi 18 vjeç që kanë marrë tre doza të vaksinës kundër COVID-19. Nga sot qytetarët mund të drejtohen në pikat e vaksinimit, për të cilat nuk kërkohet termin, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi me dozën e katërt, siç bëhet me dije nga Ministria, planifikohet të bëhet me një vaksinë mRNA nga Pfizer ose Moderna. Intervali i rekomanduar ndërmjet dozës së tretë dhe të katërt, pra dozës përforcuese, është të paktën katër muaj.

Vaksinimi me dozën e katërt rekomandohet veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike, pacientët me dializë, pacientët e transplantuar, pacientët onkologjikë, pacientët me imunitet të kompromentuar dhe pacientët që marrin terapi imunosupresive dhe imunomoduluese për çdo indikacion dhe për personat mbi 60 vjeç. 

Vaksinimi është masa më e mirë parandaluese për të mbrojtur kundër një forme më të rëndë të virusit COVID-19. Shteti ka sasi të mjaftueshme të vaksinave, të cilat janë të sigurta dhe efektive dhe ftojmë qytetarët që të imunizohen në pikat e vaksinimit me vaksinë kundër COVID-19, për të fituar imunitet shtesë, njofton Ministria e Shëndetësisë. 

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles