Home Strugë Në kuadër të PFD/ Ramiz Merko dhe Ali Ahmeti në takim me...

Në kuadër të PFD/ Ramiz Merko dhe Ali Ahmeti në takim me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj

Kryetari i BDI Ali Ahmeti, së bashku me kryetarin e komunës së Strugës, Ramiz Merko, në Strugë sot ka takuar edhe presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Biseduam mbi rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së si dhe projektet që janë në punim e sipër përfshirë këtu Korridorin 8, hekurudhën, vendkalimin e përbashkët kufitar si dhe portin e thatë në Strugë, ka shkruar Ahmeti pas takimit.

Në kuadër të punimeve të Prespa Forum Dialogue, sot në Strugë takova edhe presidentin Bajram Begaj.

Biseduam mbi rrugëtimin e përbashkët drejt BE-së si dhe projektet që janë në punim e sipër përfshirë këtu Korridorin 8, hekurudhën, vendkalimin e përbashkët kufitar si dhe portin e thatë në Strugë.

Riktheksuam se finalizimi i këtyre projekteve do të lehtësojë shumë jetën e qytetarëve si dhe do të nxisë edhe më shumë zhvillimin ekonomik në rajon.

Diskutuam edhe mbi zhvillimet në Kosovë dhe nevojën imediate për vazhdimin e dialogut dhe arritjes së Marrëveshjes së paqes me njohje të ndërsjellë me ndihmën e miqëve ndërkombëtar, me qëllim të stabilitetit në Ballkan.

Exit mobile version