8.2 C
Struga
Sunday, March 17, 2024
spot_img

Ndihma e drejtpërdrejtë e SHBA-së për gjashtë shtete e Ballkanit Perëndimor mund të arrijë rreth katër miliardë dollarë

Ndihma që po përgatitet në Kongresin amerikan për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor kap vlerën prej rreth katër miliardë dollarësh, ndërsa planifikohet për reforma ekonomike, integrim më të ngushtë ekonomik me BE-në dhe mbrojtjen e dallimeve kulturore, raporton MIA.

Nëse votohet, Qeveria amerikane do të mund të ofrojë ndihmë teknike për vendet që duhet të zhvillojnë strategji kombëtare për luftë kundër korrupsionit. Sipas informacioneve të TV “Telma”, këto para me programe përcjellëse do të realizohen gjatë pesë viteve.

“Ballafaqimi me korrupsionin është një pjesë shumë e rëndësishme. Dhe atë që e bën legjislacioni është të autorizojë sekretarin amerikan të shtetit (Antoni Blinken) të ofrojë ndihmë teknike për vendet që kërkojnë ndihmë në adresimin e sfidave të tyre me korrupsionin”, deklaroi senatorja Xhin Shahin, kryetare e Nënkomitetit për Evropë dhe Bashkëpunim për siguri rajonale e cila javën e kaluar bashkë me gjashtë bashkë-sponsorë të tjerë, dy senatorë republikanë dhe katër demokratë, e dorëzoi propozim- ligjin për Ballkanin Perëndimor.

Ligji i cili mbulon të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Shqipërinë definon angazhimin konkret të SHBA-së në luftën kundër korrupsionit përmes ndihmës teknike për zhvillim të mbështetjes së strategjive të reja por edhe atyre tashmë ekzistuese kundër korrupsionit si dhe përmes trajnimit të institucioneve dhe agjencive, institucioneve gjyqësore, se si të jenë më efikas, më transparent dhe më të përgjegjshëm. Një paragraf i veçantë në Ligjin amerikan për Ballkanin Perëndimor i kushtohet luftës kundër korrupsionit politik.

Përveç kapaciteteve institucionale të shteteve, SHBA drejtpërdrejtë do të përfshihet edhe për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të rajonit.

Në draft- ligjin i cili më 2 gusht u dërgua për shqyrtim në Kongres dhe duhet të kalojë në Senat dhe Dhomën përfaqësuese, thuhet se nëse votohet “do të ndihmojë qeveritë të zhvillojnë rregullore që të sigurohet investim i drejtë dhe efikas dhe hallkë për skrining për identifikim dhe parandalim të investimeve qëllimkëqija dhe praktikave tjera detyruese ekonomike”.

Për zbatimin e asaj në formë të shkruar është planifikuar të hapet Zyrë rajonale për ndihmë të agjencive përkatëse financiare amerikane, thuhet në tekst.

“Telma” publikoi madje se Maqedonia e Veriut fuqishëm po lobon që ajo të vendoset tek ne. Sipas propozim- ligjit, Zyra do të duhet të jetë operative brenda një viti pas miratimit të ligjit.

“Ulja e varësisë së Ballkanit Perëndimor nga furnizimi i gazit rus dhe lëndëve djegëse fosile është me interes kombëtar të SHBA-së”, thuhet në tekst.

Në draft-ligjin qëndron gjithashtu se SHBA njeh gjuhët e Ballkanit Perëndimor dhe do të vazhdojnë të mbështesin trashëgiminë kulturore në rajon. Kjo do të realizohet përmes nismave ballkanike të liderëve të rinj me ndarjen e granteve.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles