13 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

MPJ-Maqedoni: Bisedimet me Bullgarinë do të intensifikohen

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se sot ministri Bujar Osmani dhe homologja e tij nga Bullgaria, Teodora Gençovska kanë realizuar takim pune.

Nga MPJ thonë se në takim u dënua ashpër incidenti në Manastir, ndërsa theksojnë se të dy Ministritë do të vazhdojnë të gjejnë zgjidhje të pranueshme, të përbashkëta dhe t’i avancojnë marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

“Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, në funksion të vazhdimit të dialogut ndërmjet dy Ministrive për tejkalimin e çështjeve të hapura bilaterale në përputhje me Marrëveshjen për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim dhe për ta avancuar procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut.

Bisedimet do të vazhdojnë gjatë ditës së nesërme dhe do të intensifikohen edhe më tej në periudhën e ardhshme në drejtim të gjetjes së zgjidhjes reciproke për realizimin e synimit të përbashkët – avancimin e dosjes evropiane të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga MPJ.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles