Home Maqedoni MPB Maqedoni: Sanksionohen 205 këmbësor për mosrespektim të rregullores së lëvizjes në...

MPB Maqedoni: Sanksionohen 205 këmbësor për mosrespektim të rregullores së lëvizjes në rrugë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në kontrollin e djeshëm aksionar të intensifikuar nga ora 09.00 deri në ora 14.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë janë sanksionuar 205 këmbësorë, prej tyre 189 për kalim të pasigurt të rrugës jashtë vendkalimit për këmbësorë.

46 këmbësorëve iu janë bërë ftesa për të ndjekur udhëzimet e komunikacionit.

Gjatë kontrollit janë regjistruar edhe 88 shkelje të tjera.

Kontrollet e intensifikuara të trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Ministria e Brendshme apelon që të respektohen rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor.

“Këmbësorët të kalojnë rrugën në vendkalim të shënuar për këmbësorë, sepse mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor do të sanksionohet. Të gjithë së bashku, duke respektuar rregullat dhe duhet të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thekson MPB.

Exit mobile version