16.3 C
Struga
Friday, September 30, 2022
spot_img

Moska përgatitet për sulme të reja në Ukarinë

Dhjetëra mijëra trupa ruse po përgatiten për të sulmuar në qytetet Krivij Rih dhe Mykolaiv në Ukrainën jugore, ka bërë të ditur Oleksiy Arestovych, këshilltar I presidentit Volodymir Zelenski.

Ai tha se forcat sulmuese ruse numërojnë rreth 22.000 ushtarë, por se ato do të përballem me një kontigjent “mjaft i madh” të ushtrisë ukrainase.

Forcat ruse kanë bombarduar edhe rajonin Dnipropetrovski

Mëngjesin e sotëm shpërthime të fuqishme sërish janë dëgjuar  qytetin-port pranë Detit të Zi, prej nga raportohet për të plagosur.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan më 1 gusht se do të ofrojnë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, HIMARS.

“Paketa e re prej 550 milionë dollarësh do të përfshijë më shumë HIMARS”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Që kur presidenti Joe Biden mori detyrën, kjo e çon vlerën e përgjithshme të ndihmës ushtarake të dhënë për Ukrainën në më shumë se 8 miliardë dollarë.

Zyrtarët ukrainas thanë se përdorimi i këtyre sistemeve të prodhimit amerikan ka qenë thelbësor për t’i zmbrapsur forcat ruse dhe për t’i sulmuar linjat e tyre të furnizimit.  HIMARS janë sisteme me rreze të gjatë veprimi dhe janë më precize sesa artileria e kohës sovjetike që Ukraina ka në arsenalin e saj.

Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se 5.327 civilë janë vrarë dhe 7.257 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles