13 C
Struga
Friday, September 30, 2022
spot_img

Miratimi në kuvend, reagimet e para në BE

Lajmi për votimin e propozimit francez nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut është mirëpritur edhe nga ndërkombëtarët.  Dhënia e dritës jeshile për propozimin francez u duartrokit nga  Presidentja e Komisionit Evopian Ursula Fon der Leyen, e cila ditë më parë mbajti fjalim para deputetëve në Kuvend.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani çel rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit”, tha Ursula Fon Der Leyen- presidente e Komisionit Evropian.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Votimi i sotëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut i shtron rrugën për  mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjatë javës së ardhshme”, u shpreh Charles Michel- president i Këshillit Evropian.

Komisionari për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, shkruan në Tëitter se pret me padurim nisjen e negociatave për anëtarësi, duke theksuar se vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian.

“Me padurim presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut të martën ndërsa takohemi për Konferencën  e parë ndërqeveritare në Bruksel. Maqedonia e Veriut i përket BE-së”, tha Oliver Varhelyi- Komisioner për zgjërim të BE-së.

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkruan se do të jenë pranë Maqedonisë së Veriut gjatë gjithë rrugës drejt BE-së.

“Përshëndes votën e Parlamentit të Maqedonisë që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian  me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, u shpreh Olaf Scholz- kancelar gjerman.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell shkruan se ky është një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, tha Josep Borell- She i Politikës së Jashtme të BE-së.

Negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë pritet të nisin në të njëjtën kohë. Bullgaria si shtet anëtar i BE-së, për më shumë se dy vjet kishte mbajtur në fuqi veton ndaj nisjes së negociatave të Shkupit me Brukselin, për shkak të mosmarrëveshjeve sa i përket gjuhës dhe historisë.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles