12 C
Struga
Tuesday, April 23, 2024
spot_img

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Fajon në takim me Osmanin

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot, realizoi takim me Zëvendëskryetaren e Qeverisë, njëherësh Ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë, Tanja Fajon, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Duke theksuar Jubileun e sivjetmë – 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, u potencua  miqësia e sinqertë dhe e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve. Në takim u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike në dy vendet, për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral me fokus të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, ku vërehet trend i rritjes së vazhdueshme krahasuar me vitet e kaluara.

Në fokus të bisedimeve ishte anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, fillimi i negociatave dhe zhvillimi i procesit të skriningut, si dhe ndihma konkrete që Sllovenia e ofron me qëllim të zbatimit të reformave të domosdoshme.

“Fillimi i negociatave është ngjarje historike jo vetëm për ne, por edhe për Unionin. Mbështetja e Republikës së Sllovenisë në këtë rrugë është e zëshme dhe e pahamendshme. Neve në vijim na mbetet që t’i implementojmë obligimet e marra, të cilat nuk janë të thjeshta. Na nevojiten ndryshime kushtetuese, për të cilat si Qeveri, mbetemi plotësisht të përkushtuar dhe do t’i bëjmë të gjitha përpjekjet për të krijuar mbështetje të duhur politike. Gjithsesi, sërish llogarisim në mbështetjen e miqve tanë- Slloveninë në rradhë të parë dhe si fqinji i drejtpërdrejtë i Ballkanit, duke pasur parasysh se integrimi i vendit paraqet interes të ndërsjellë” – theksoi Osmani.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga bashkëpunimi në kuadër të Aleancës së NATO-s, duke dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës, kërcënimet për përshkëallëzimin e konfliktit nga ana e Rusisë, ndërsa e rikonfirumuan mbështetjen për Ukrainën në çdo mënyrë të mundëshme.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles