11 C
Struga
Thursday, March 28, 2024
spot_img

Ministri Sali: Po vjen valë e re e Kovidit, mund të kemi nga 1.000 infektime në ditë

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut publikoi të dhënat për virusin korona në vend për 24 orët e fundit. Kurse Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka paralajmëruar se po vjen një valë e re e rritjes së infektimeve

“Së shpejti mund të kemi nga një mijë infektime në ditë”, deklaroi Sali. Ai shton se rritja e numrave është pasojë e kontakteve të shtuara gjatë muajve të verës, prandaj ka theksuar edhe rëndësinë e vaksinimit si preventivë e vetme e mundshme.

Ndryshe të dhënat e sotme statistikore për infektimet me Kovid janë si vijon:

Raste të reja: 163
Riinfektime: 24
Të vdekur në 24 orët e fundit: 0
Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
Të shëruar: 110
Testime: 922
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 800. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Ohri dhe Manastiri.

Nga fillimi i pandemisë:

Të infektuar: 314.081
Të shëruar: 303.893
Të vdekur: 9.325
Testime: 2.081.796

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles