10 C
Struga
Thursday, March 14, 2024
spot_img

“Mbi qenin”

Mbi qenin
Poeti ynë i madh Ali Podrimja në opusin e tij të gjërë poetik ka një poezi me titull “Mbi qenin”. Këtë poezi ai ja kushtoi një ish politikani kosovar të kohëes së komunizmit, i cili filloi të leh dhe të kafshojë shqiptarët sipas urdhërave që i vinin nga zotëruesit e tij jugosllav. Me poezinë në fjalë autori e ka përfaqësuar Kosovën në Mbrëmjet e poezisë në Strugë më 1994. Në fund të karrierës së atij politikani, gruaja e tij Bratisllava në bashkëpunim me zotëruesit e qenit e dërguan qenin në vendin që meritonte. Atë fund përfërsisht të ngjashëm e pësuan edhe Sinani, Alia dhe të gjithë ato që morën për gra nga soi i Bratisllavës. Pra siç shohim, poeti e personifikon të keqen me qenin.
Por, kohëve të fundit vërehet një trend i nxitur nga mediat elektronike dhe të shtypura për të ruajtur qentë në ambientet shtëpiake se gjoja qeni fal dashuri. Ato nuk janë të vetëdijshëm se dashuri fal njeriu dhe vetëm njeriu, pasi jeta e njeriut është e njerëzishme dhe se qeni fal qenëri sepse e qenit është qençe. Të gjithë ato që mendojnë se qeni fal dashuri le të bëjnë dashuri me qenin apo me qenkën.
Bota perëndimore ka nisur (me apo pa vetëdije) procesin e zhbërjes së familjes dhe mungesën e fëmijëve dhe anëtarëve të tjerë të familjes mundohen t’a plotësojnë me kafshë duke jetuar në ambientet shtëpiake së bashku me qentë, macet dhe kafshët e tjera. Në qoftëse ato ndjehen të lumtur në një përcaktim të tillë jetësor me keqardhje ju uroj rrugëtim të lehtë në atë drejtim. Mirëpo ne me vendosmëri të paluhatshme do të vazhdojmë ta ruajmë familjen si bërthamën themelore të kombit dhe shoqërisë, pasi familja është indi që na mban gjallë si komb. Asnjë institucion, sado i fortë të jetë, nuk mund t’a zëvendësojë familjen, pasi institucioni nuk e “prodhon” njeriun.
Kaligula, perandori famëkeq romak, kalin e tij shumë të dashur Icitatus me dekret perandorak e shpalli anëtar të Senatit të Romës, por kali përgjithmonë mbeti kalë se ska si të jetë ndryshe.
Enveri u mundua gati për një gjysëm qindvjeçari që përmes kooperativës dhe kooperativizimit (duke anashkaluar familjen) të krijojë njeriun e ri socialist, por krijoi vetëm lypsarë dhe varfanjakë.
Të gjithë ato që mendojnë se kanë arritur një status më të lartë në shoqëri, duke e ruajtur në ambientet shtëpiake qenin, janë gabim sepse ato janë rrëzuar nën nivelin e qenit. Në qoftë se në shoqërinë e parë primitive 10 000 – 12 000 vite më parë njeriu ka jetuar me kafshët bashkë, pra edhe me qenin, ne sot një qinvjeçarin e 21 nuk mund të kthehemi prapa në histori. Kafsha, konkretisht qeni nuk mund ta ketë vlerën e barabartë me njeriun dhe duhet të vazhdojnë të jetojnë ndaras secili në vendin e vetë. Në këtë drejtim, redaksitë e mediave duhet të marrin masat e nevojshme në politikat e tyre redaktuese për të nxitur kultivimin e dashurisë së njeriut ndaj njeriut dhe kujdesin e njeriut ndaj kafshës (qenit).

-Ida Trena

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles