8.5 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

MASH dhe OSBE-ja ndanë grante për shkollat

Katërmbëdhjetë shkolla morën grante për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta mësimore dhe jashtëmësimore për nxënës të përkatësive të ndryshme etnike, të cilët  mësimin e ndjekin në gjuhë të ndryshme mësimore. Qëllimi i aktiviteteve është përforcimi i bashkëpunimit dhe besimit mes të rinjve, ndërsa mjetet financiare për realizimin e tyre sigurohen përmes projektit “ Ndërtojmë  ura të reja”, i cili u njoftua  në fillim të vitit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Misioni i OSBE-së në Shkup.

Grantet u ndanë nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri dhe ambasadori i OSBE-së, Kilian Vall, të cilët dërguan porosi të përbashkët se vetëm duke avansuar marrëdhëniet mes të rinjve, duke inkurajuar respektin dhe mirëkuptimin e tyre reciprok, dhe të pranojnë diversitetet  atëherë për një afat të gjatë do të sigurojmë paqen në shoqëri, si  faktor të rëndësishëm për prosperitet të  përgjithshëm

“Shkollat janë vendet ku të rinjtë realisht zhvillohen si individë, formohen duke mësuar për njerëzimin, moralin dhe etikën dhe hudhin poshtë mitet për shumë stereotipe që, në njëfarë mënyre, kanë depërtuar në shoqërinë tonë ndërsa prej vitesh madje  janë përcjellë edhe tek gjeneratat e reja, ku disa prej tyre, për fat të keq, edhe në ditët e sotme janë sfiduese. Por ne jemi duke punuar në çrrënjosjen dhe ky aktivitet është pikërisht në atë drejtim, që të stimulojmë shkollat që të bashkojnë nxënësit që flasin gjuhë të ndryshme, i përkasin komuniteteve të ndryshme etnike apo fetare”, tha Shaqiri.

Ministri shtoi se është  i impresionuar nga portofoli i aktiviteteve të cilat shkollat e përzgjedhura i propozuan dhe përmes të cilave. Prandaj siq tha Ministri Shaqiri  shoh vullnet, kreativitet dhe angazhim konkret për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet brezave të rinj.Shaqiri falënderoi për mbështetjen nga  Misioni i OSBE-së në Shkup, i cili nën udhëheqjen e ambasadorit Val merr një impuls të ri, veçanërisht në drejtim  të ndërtimit të mjedisit të qetë, të sigurt dhe harmonik në shkolla.

Këto shkolla nuk do të jenë të vetmet, sepse projekti është më afatgjatë dhe në të ardhmen do të shpallen thirrje të reja për ndarjen e kësaj mbështetjeje  financiare  dhe stimulimin e aktiviteteve për lidhjen dhe ndërtimin e besimit ndërmjet të rinjve nga bashkësitë e ndryshme etnike. Madje kjo na ngelet që të inkurajojmë unitetin në vend  të zëvendësojmë dominimin me bashkëpunimin dhe barazinë dhe ta lidhim lumturinë personale me lumturinë e të tjerëve dhe mirëqenien e shoqërisë në tërësi, theksoi Shaqiri.

Ambasadori Val tha se me këtë shënohet fillimin e përfshirjes së re të përbashkët që do të zbatohet gjatë disa viteve dhe që do të sjellë ndryshime domethënëse dhe pozitive në institucionet arsimore publike dhe komunat në nivel nacional, duke punuar së bashku për zbatimin e orëve të përbashkëta mësimore.

“Jemi të bindur se mund të ndikojmë pozitivisht në jetën e të rinjve me prejardhje të ndryshme dhe të ndihmojmë në krijimin e një të ardhmeje më gjithëpërfshirëse dhe më prosperuese për të gjithë në Maqedoninë e Veriut”, konkludoi Val.

Projekti “Ndërtojmë ura të reja” (NUR) bazohet në Fondin për ndërtimin e urave, i cili prezantoi modelin  për arsimin e integruar në Maqedoninë e Veriut për të mbështetur shkollat, komunat dhe organizatat civile  për të bashkuar fëmijët me origjinë dhe gjuhë të ndryshme përmes aktiviteteve të përbashkëta jashtëmësimore. Ky projekt i ri  ka për qëllim të ndërtojë shoqëri inkluzive që trajtojnë dhe krenohen për pluralizmin kulturor dhe respektojnë tolerancën, dialogun dhe bashkëpunimin, në klimë besimi dhe mirëkuptimi reciprok si garanci   më e mirë e paqes dhe sigurisë sociale. Ndërtojmë ura të reja është   projekt i mbështetur nga Mbretëria e Norvegjisë, Republika e Polonisë dhe Dukati i Madh i Luksemburgut.

Periudha e parapar e realizimit të aktiviteteve të projektit të miratuar është qershor 2023 – maj 2024, me mundësinë e marrjes së mbështetjes financiare deri në 7000 euro për aplikim. Buxheti i përgjithshëm i parapar për realizimin e këtij projekti është pothuajse 500 mijë euro.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles