21 C
Struga
Sunday, July 3, 2022
spot_img

Maqedoni: Regjistrohen 85 raste të reja me Covid-19, asnjë vdekje

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.334 teste për Covid-19 dhe janë regjistruar 85 raste të reja.

Shkup – 60, Manastir – 7, Ohër – 4, Negotinë – 3, Tetovë, Kavadar dhe Koçani – nga 2, Shtip, Kërçovë, Gjevgjeli, Resnjë dhe Dellçevë- nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (85), janë regjistruar 19 riinfeksione.

48 të shëruar nga: Shkupi 34, Manastiri 9, Resnja 2, Ohri, Kumanova dhe Prilepi nga 1.

Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit, madje as nga Regjistri i personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.054.677 testime të koronavirus.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 311.936, numri i të shëruarve është 302.061, numri i të vdekurve është 9.303 dhe numri i rasteve aktive është 572.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles