16 C
Struga
Friday, April 12, 2024
spot_img

Maqedoni: Përfundon viti shkollor, nxënësit nga nesër fillojnë pushimin veror

Për rreth 255 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme sot është dita e fundit e shkollës për vitin shkollor 2021/2022, pasi nga dita e nesërme fillon pushimi veror.

Viti përfundon në afatin e rregullt, përkundër vonesës së fillimit të gjysmëvjetorit të dytë për dhjetë ditë, për shkak të përkeqësimit të situatës me Covid-19, si dhe humbjes së 12 ditëve të mësimit në prill gjatë grevës së SASHK-ut.

Viti shkollor 2021/2022 ka nisur me prezencë fizike për të gjithë nxënësit.

Për herë të parë që nga mbyllja më 11 mars 2020 për shkak të pandemisë, shkollat ​​u rihapën me kapacitet të plotë shtatorin e kaluar, duke përdorur protokollet e duhura kundër infektimit.

Nxënësit ndiqnin mësimin me maska ​​mbrojtëse deri para rreth dy muajsh kur me rekomandim të Komisionit për Sëmundjet Infektive kjo masë nuk ishte më e detyrueshme për ta.

Risi në vitin shkollor 2021/2022 ishte Koncepti i ri për arsimin fillor i cili filloi të aplikohet në klasën e parë dhe të katërt.

Në vitin e ardhshëm 2022/2023 do të vazhdojë të futet në klasën e dytë dhe të pestë, për të cilat Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka hartuar planprograme të reja.

Plani i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të futet në faza në të gjitha drejtoritë dhe për pesë vite arsimi fillor nëntëvjeçar do të reformohet tërësisht.

Nga nesër 10 qershor deri më 15 qershor do të zgjasë aplikimi elektronik për regjistrim në shkollat ​​e mesme.

Shërbimi i ri dixhital i prezantuar këtë vit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të kursejë kohën e nxënësve dhe do të shmangë turmat nëpër objekte shkollore.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles