8.9 C
Struga
Thursday, April 25, 2024
spot_img

Maqedoni, interesim i ulët për vaksinimin kundër gripit sezonal

Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë këtë vjeshtë është ulur interesimi tek popullata për pranimin e vaksinave kundër gripit sezonal. Edhe pse në njësinë të entit për shëndet publik në Dibër janë ndërmarr të gjithë aktivitetet për vaksinimin kundër gripit sezonal, në krahasim me vitet të tjera ka një ulje të interesimit për vaksinim. Të dhënat të institucionit thonë se ka një ulje të interesimit për mbi 30 për qind. Sipas epidemiologut Mentor Mela aktualisht vaksina pa pagesë në Entin për Shëndet publik kanë pranuar 350 qytetar nga komunat Dibër dhe Qendër Zhupë.

“Bëhet fjalë për persona të cilët kanë pranuar vaksina kundër gripit sezonal pa pagesë edhe atë kategoritë të moshuar mbi 65 vjet si dhe personat me sëmundje kronike. Në krahasim me vitet të tjera bëhet fjalë për një numër më të vogël të qytetarëve të cilët kanë pranuar këtë vaksinë që mbronë shëndetin. Mesatarisht viteve të kaluara janë vaksinuar me vaksina kundër gripit pa pagesë 500 deri më 600 qytetarë, kurse sivjet ka një rënie të interesimit”, thotë epidemiologu Mentor Mela. Sipas tij, një ndër shkaqet të uljes të interesimit të popullatës që pranon këtë vaksinë është edhe mos angazhimi i disa mjekëve Amë që të bëjnë paraqitjen të dy kategorive që ka të bëjë me moshën dhe sëmundjeve kronike nëpërmjet paraqitjes elektronike në Ministrinë e Shëndetësisë, vaksinacija.mk. Ka raste kur të moshuar sidomos nga vendbanimet rurale edhe pse kanë të drejtë të vaksinohen pa pagesë, nuk janë paraqitur në mënyrë elektronike. Poashtu ata nuk janë paraqitur as edhe nga mjekët e tyre Amë. “Besoj se një ndër shkaqet kryesore është ky problem”, thotë Mela. Por, duhet theksuar edhe faktin se ka një ulje edhe të numrit të atyre që pranojnë vaksina komerciale. Vaksinat me pagesë viteve të kaluara mesatarisht në të dy komunat kanë qenë afro 200, por sivjet deri në këtë moment vetëm katër dibran kanë pranuar vaksina komerciale të cilat kanë një çmim prej 800 denarësh. Në bisedën që patëm me disa mjekë Amë në Dibër por edhe disa fshatra të Dibrës u informuam se një pjesë e popullatës duke marrë parasysh vaksinat që kanë marrë kundër virusit korona, janë skeptik për efektet ndaj gripit sezonal. Poashtu, sipas tyre popullata gjatë kësaj vjeshte mendon se me uljen e rrezikut nga virusi korona, është ulur edhe rreziku nga gripi sezonal. Në lidhje me vaksinimin e gripit sezonal biseduam edhe me disa banorë të Dibrës por edhe të fshatrave të Dibrës. Agim. T nga Dibra 67 vjeçar thotë se nuk është vaksinuar meqë nuk ka pas informata se ka filluar vaksinimi kundër gripit sezonal. “Dy vitet e kaluara fillova të marr vaksinën kundër gripit sezonal. Atë kohë mora informata nga shokët e mi se jepen pa pagesë vaksinat kundër gripit sezonal. Por sivjet nga ju dëgjoj se ka filluar vaksinimi”, thotë Agimi. Si Agimi mendojnë edhe shumë dibran të tjerë dhe thonë se ka nevojë në prag të fillimit të vaksinimit të ketë një fushatë më të fuqishme nga ana e Ministrisë për Shëndetësisë që të informoj popullatën për vaksinimin. Ata poashtu pohojnë se në këtë drejtim duhet të kenë përgjithësi edhe mjekët amë. Gafur . G. 69 vjet nga fshati Otishan i Dibrës thotë se edhe ai nuk ka pranuar vaksinë kundër gripit. “Kam pranuar të tre vaksinat kundër virusit korona. Këtë vjeshtë vendosa që të bëj një pauzë dhe të mos e pranoj vaksinën kundër gripit sezonal”, thotë ai.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles