16 C
Struga
Wednesday, April 24, 2024
spot_img

Makron përsëri mbështetë integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Francës, Emanuel Makron, në takimin e parë të Bashkësisë Politike Evropiane në Pragë, edhe një herë e konfirmoi mbështetjen e Francës për procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski në profilin e tij në Fesjbuk.

“Dita e sotme shënon fillimin e një bashkëpunimi më intensiv në nivel të Evropës si kontinent, por edhe më gjerë, ka shkruar Kovaçevski në Fejsbuk.

Kovaçevski kryeson delegacionin qeveritar, në të cilin janë ministrat e Punëve të Jashtme dhe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Bujar Osmani dhe Lupço Nikolovski, të cilët sot në Pragë me ftesë të kryetarit të Këshillit Evropian Sharll Mishell dhe kryeministrit çek Petr Fiala marrin pjesë në takimin e parë të Komunitetit Politik Evropian. Në forum marrin pjesë liderët e 44 vendeve – 27 anëtarët e BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor, Zvicra, Norvegjia, Islanda, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Turqia dhe Ukraina, si dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula don der Lajen.

Siç njoftoi më parë kryeministri Kovacevski në Fejsbuk, fokusi i seancave të sotme me liderët në Evropë është ekonomia, energjia, siguria, mbrojtja e mjedisit, por më e rëndësishmja bashkimi për të zbutur pasojat e krizës më të madhe në botë që kujtojmë në historinë e re.

“Vetëm të bashkuar mund të përballemi me sfidat e mungesës së energjisë dhe ushqimit”, tha Kovaçevski në publikimin.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles