Home Botë Luftime të ashpra për kontrollin e qytetit të Bakhmutit, zyrtarët e Ukrainës:...

Luftime të ashpra për kontrollin e qytetit të Bakhmutit, zyrtarët e Ukrainës: Trupat tanë vazhdojnë rezistencën

Zyrtarët në Ukrainë kanë bërë bilancet e bombardimeve ruse në 24 orët e fundit, ku njoftuan se të paktën tre civilë u vranë dhe 19 të tjerë janë plagosur.

Gurvenatori i qytetit të Bakhmutit, Pavlo Kyrylenko, tha se viktimat u regjistruan në rajonin lindor të Donetskut ku po zhvillohen luftime mjaft të ashpra.

Shefi i kabinetit të presidencës ukrainase siguroi se forcat e tyre vazhdojnë rezistencën në qytetin e Bakhmutit që është objektivi kryesor i Moskës.

Marrja e kontrollit të këtij qyteti do t’i jepte Rusisë një fitore të shumëkërkuar në fushë betejë, pas muajsh të tërë pa përparim, dhe mund t’i hapte rrugën Rusisë për të sulmuar zona të tjera të kontrolluara nga Ukraina në rajon, përfshirë Slovianskun dhe Kramatorskun.

Exit mobile version