8 C
Struga
Tuesday, March 26, 2024
spot_img

LSDM: 50 milionë euro të reja për prodhimtari maksimale vendore të rrymës

Në kushte të krizës botërore energjetike, institucionet e udhëhequra nga LSDM-ja po zbatojnë masa efikase dhe me kohë për sigurimin e sasisë adekuate të energjisë elektrike për qytetarët dhe biznesin.

Me vendimin e fundit të Qeverisë, janë siguruar 50 milionë euro të reja për EMV, që të mundet maksimalisht ta rrisë prodhimtarinë e energjisë elektrike.

Prodhimtaria vendore e rrymës tashmë është rritur, në funksion po vendosen të gjitha kapacitetet dhe potencialet energjetike, si dhe nga burime të reja të rinovueshme të energjisë.

Këtu janë edhe masat për kursim të rrymës në institucione, me të cilat konsumi i tyre duhet të ulet për 15 për qind.

Janë propozuar edhe procedura më të thjeshta për vendosje të fotovoltaikëve.

Në kushte të rritjes marramendëse të energjisë elektrike në bursat botërore, LSDM kujdeset për standardin e qytetarëve dhe përmes subvencioneve i mbron nga goditjet e çmimeve.

Është siguruar subvencionim i 80 për qind të çmimit të faturës së rrymës për qytetarët, ndërsa qytetarët paguajnë vetëm rreth 20 për qind të çmimit.

Të gjithë qytetarët, por edhe 72.000 konsumatorë të vegjël, ndërsa ato janë kompani më të vogla private paguajnë 20 për qind të rrymës së shpenzuar, ndërsa 80 për qind subvencionohet nga shteti.

LSDM edhe në kohë të krizës me politika përgjegjëse, kujdeset për të gjithë qytetarët.

Qendra e Komunikimeve me Publikun e LSDM-së.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles