9.7 C
Struga
Saturday, May 4, 2024
spot_img

“Love Island Albania” nis të Dielën

Vera e nxehtë këtë vit në Tv Klan nuk ikën me Gushtin.

“Love Island”, spektakli më i ndjekur i dashurisë në botë është gati të hapë dyert për herë të parë në Shqipëri me 3 Shtator nën drejtimin e Luana Vjollca.

Këto janë vetëm pak kënde nga shumë të nxehta që ofron vila më luksoze që është parë ndonjëherë në jug të Shqipërisë. Tashmë xhirimet e para për spektaklin kanë nisur.

“Sapo mbaruam xhirimin e parë dhe jam pafund e lumtur që jemi një ndër programet reality shoë që është komplet jashtë skenari. Jam pafund e lumtur që dhe producenët e huaj që tashmë janë bashkuar dhe po ndjekin hap pas hapi këtë patentë ndërkombëtare si Love Island Albania, dhe fjalia që ata kanë thënë është jashtë pritshmërive tona, do të thotë është shumë lart.”

Pjesë e spektaklit të shumëpritur do të jenë si fillim 10 konkurrentë, 5 djem dhe 5 vajza. Por surprizat nuk do të mungojnë mbrëmjen e kësaj të diele.

 “Njëri më i bukur se tjetri, njëri më i mirë se tjetri, njëri më lozonjar se tjetri, do ketë surpiza, do kemi një hyrje të re sexbomb e quajme ne, megjithatë atë nuk do e zbuloj se është surpriza e mbrëmjes. Ka pafund sfida, pafund njohje të reja, kështu që mbetet për të parë gjithçka.”

Ndjenjat më të zjarrta të shprehura ndonjëherë përmes ekranit, të papritura, lojëra, biseda, debate dhe shumë argëtim do ndiqen vetëm në “Love Island”.

 “Jam shumë e lumtur që Love Island Albania vjen në Shqipëri me një investim të tillë kolosal, me një standard dhe cilësi si në 25 shtete të botës ku ky program realizohet, jam e lumtur që Shqipëria ka arritur në këtë standart falë Tv Klan në këtë rast.”

Konkurrentët pjesmarrës nuk do garojnë vetëm për dashurinë, por edhe për çmimin e madh prej 50 mijë euro.

Ky reality show, një patentë ndërkombëtare nga ITV studio pritet të thyejë tabu dhe rekorde shikueshmërie nisur nga ora 21:00 e së dielës në Tv Klan.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles