Home Maqedoni Lidhja e Prizrenit/ Kryetari Ahmeti: 145 vjet më pas, fryma dhe porositë...

Lidhja e Prizrenit/ Kryetari Ahmeti: 145 vjet më pas, fryma dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë

Me rastin e 145 vjetorit të themelit të Lidhjes së Prizrenit, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka shkruar se sot kujtojmë me krenari një nga ato ngjarje të bashkimit kombëtar – Lidhjen e Prizrenit të vitit 1878, vazhdimësinë e Besëlidhjes së Lezhës së Skenderbeut që determinoi fatin e ekzistencës sonë kombëtare në çastet vendimtare.

Rrënjët e identitetit tonë kombëtar kanë qëndruar të paprekura falë besëlidhjeve dhe qëndresës kombëtare që bashkonin kokat e ndritura të kombit dhe pushkët e trimave për lirinë e tokave shqiptare.

Sot kujtojmë me krenari një nga ato ngjarje të bashkimit kombëtar – Lidhjen e Prizrenit të vitit 1878, vazhdimësinë e Besëlidhjes së Lezhës së Skenderbeut që determinoi fatin e ekzistencës sonë kombëtare në çastet vendimtare.

145 vjet më pas, fryma e kësaj lidhje dhe porositë atdhetare të krerëve të saj janë gjallë, udhërrëfyes i padiskutueshëm i unitetit kombëtar të së sotmes.

Exit mobile version