15 C
Struga
Friday, March 29, 2024
spot_img

Kreu i NATO-s bën thirrje për më shumë armë për Ukrainën

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se duhet mbështetje e mëtejme ushtarake për Ukrainën.

Stoltenberg tha para gazetarëve në Hagë, se Ukraina duhet të ketë më shumë armë të rënda, transmeton Telegrafi.

Aleanca Veri-Atlantike dhe partnerët e saj kanë siguruar armë të rënda për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus, megjithatë është bërë e ditur se akoma duhet të vazhdohet me këtë praktikë.

Ai theksoi se kjo çështje do të diskutohet sot në Bruksel në selinë e NATO-s, ku do kërkohet mbështetja e mëtejme ushtarake për Ukrainën.

“Duhet të përgatitemi për luftë të gjatë, pasi nuk mund të parashikojmë se kur mund të përfundojë”, shtoi Stoltenberg.

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles