9 C
Struga
Saturday, April 20, 2024
spot_img

Kovaçevski – Von der Leyen: Është koha për vendime të mençura, gjuha maqedonase dhe identiteti në BE janë të mbrojtura

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot zhvilloi takim kokë më kokë me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

Kovaçevski dhe Von der Leyen në takim kanë biseduar për çështjet më të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjerimin e Bashkimit Evropian. U konstatua se tani është momenti që Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë për të pranuar propozimin evropian, që nënkupton edhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Ajo që u vu në dukje nga kryetarja e Komisionit Evropian, Von der Leyen, është se vendi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe kjo është e vetmja rrugë që të çon drejt një të ardhmeje më të mirë për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Kovaçevski dhe Von der Leyen theksuan edhe një herë se propozimi evropian në asnjë mënyrë nuk kërcënon identitetin, kulturën, historinë dhe gjuhën maqedonase.

Вратете го видот на која било возраст со овој метод…
Në takim u diskutua se në kontekstin e rrethanave të reja gjeopolitike, zhbllokimi i procesit të integrimit evropian dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian është shumë domethënës, i cili është i rëndësishëm për ecurinë e përgjithshme të Maqedonisë së Veriut.

Në takim u theksua se vendimet e marra tani garantojnë të ardhmen e vendit, prandaj nevojiten lëvizje të mençura dhe burrërore që të çojnë në prosperitet, zhvillim të vlerave demokratike dhe përparim të përgjithshëm ekonomik

Related Articles

Na Ndiqni

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

Latest Articles