Home Maqedoni Kovaçevski takohet me Johnsonin, tema e diskutimit 

Kovaçevski takohet me Johnsonin, tema e diskutimit 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevsk u takua me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Siç bëri të ditur Kovaçevski në Facebook, kanë folur për energjetikën, infrastrukturën dhe procesin reformues.

“Mbretëria e Bashkuar është aleat i yni i NATO-s dhe partner strategjik. Procesi reformues, energjetika dhe infrastruktura janë fushat ku mbështetja britanike është e fuqishme dhe konstante”, njofton mes tjerash Kovaçevski,.

Në takim, siç bëhet e ditur më tej, është shprehur “mbështetje ndaj Ukrainës dhe përkushtimin që të ndalojë lufta” .

Exit mobile version