Home Maqedoni Kovaçevski sot merr mandatin për formimin e Qeverisë

Kovaçevski sot merr mandatin për formimin e Qeverisë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski sot në ora 13:00 do t’ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevskit.

Kuvendi javën e kaluar konstatoi dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev, pas çka filloi edhe afati dhjetë ditor kur presidenti Stevo Pendarovski duhet t’i besojë mandatin për formimin e qeverisë së re. Këshilli Qendror i LSDM-së në seancën e së hënës zyrtarisht e konfirmoi Kovaçevskin si kandidat për kryeministër të ri.

Exit mobile version